Shëndet

Sa ndikojnë selfiet në shëndetin mendor?


Metoda se si njerëzit bëjnë fotot ka ndryshuar kohët e fundit. Trendi më i ri janë selfiet.

Ndryshimi i konceptit te  fotografisë, ka marrë edhe vëmendjen e studiueseve.

Edhe pse në shikim të parë një selfi nuk është asgjë domethënëse, është interesante që shumë nuk e dinë që selfiet e tepërta kanë shkaktuar aksidente fatale vitet e fundit. Është gjetur një lidhje e fortë midis selfive narcizmit, mungesës së vetëvlerësimit, vetmisë, depresionit dhe shumë problemeve të tjera, që lidhen me shëndetin mendor.

Studiuesit zhvilluan një sondazh, ku pyetën njerëzit për arsyet se perse bënin foto?

Përgjigjiet ishin: për të marrë më shumë miq dhe ndjekës në rrjetet sociale, për të ndërtuar vetëbesim, për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Rezultatet e hulumtimit treguan se njerëzit që bëjnë dhe publikojnë tepër selfie janë më të motivuar për një sjellje të tillë për shkak se kërkojnë vëmendje dhe duan të kenë konkurrencë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore