Vende

Sa jeni në gjendje t’a sfidoni guximin tuaj?


Një nderë shpikjet më të mira në historinë e njerëzimit janë urat.

Ato u mundësuan paraardhësve tanë të shkojnë nga një rajon në tjetrin, pa pasur nevojë të bëjnë rrugë të largëta.

Ndërsa shumë ura të vjetra i janë nënshtruar rinovimit, shumë të tjera kanë mbetur ende në këmbë dhe në fakt përdoren nga turistët.

Një ndër to është Ura e litarit Carrick-a-Rede (Irlanda Veriore)

Mund të mos duket shumë por, është e ndërtuar në gjatësi prej 66 metra, ku shumë pak njerëz arrijnë atje.

Ata nuk bien por thjesht nuk mund ta përballojnë udhëtimin dy herë dhe kështu zgjedhin një traget për t’u kthyer.

Ura e litarit Carrick-a-Rede (Irlanda Veriore)

Po ashtu, Ura e varur Hussaini (Pakistan)

Mjafton që të shikoni këtë fotografi për të kuptuar se përse kjo urë konsiderohet të jetë ura më e rrezikshme në botë.

Ura e varur Hussaini (Pakistan)

Ura e të Pavdekshmëve (Kinë)

Ura që është e tmerrshme të kalohet, shkakton marramendje, por pamjet janë padyshim shpërblyese dhe fotografitë janë gjithashtu shumë të veçanta.

Ura e të Pavdekshmëve lidh vargjet malore Huangshan në provincën jugore Anhui të Kinës Lindore.

Ura e të Pavdekshmëve (Kinë)

Ura e Sky Langkawi (Malajzi)

Kjo urë është 400 metra mbi tokë dhe është mbyllur disa herë për qëllime mirëmbajtjeje. Tani është rihapur sërish për përdorim edhe pse jo shumë njerëz në të vërtetë duan të kalojnë.

Ura e Sky Langkawi (Malajzi)

Ura Seven Mile (Florida)

Kjo urë kur u ndërtua, ishte një nga urat më të gjata në botë, në shtatë kilometra gjatësi.

Ura mund të mos duket aq e frikshme por mendimi për t’u bllokuar këtu gjatë një uragani është i tmerrshëm.

Ura Seven Mile (Florida)

Ura e Varur e Ghasa (Nepal)

Ura në Nepal ndodh të jetë një nga burimet kryesore të transportit për vendasit në fshat.

Ajo i shërben një qëllimi importi: ura u ndërtua për të transportuar njerëz dhe bagëti; barinjtë dhe kafshët lëvizin lirshëm nëpër të çdo ditë.

Ura e Varur e Ghasa (Nepal)

Ura Storseisundet (Norvegji)

njihet si njëra nga urat me arsye të mira. Pamja nga maja është vërtet spektakolare dhe është një nga rrugët turistike më të njohura në vend.

Ura shpesh përshkruhet si “Rruga drejt askund” pasi duket se shtrihet në distancë.

Ura Storseisundet (Norvegji)

Ura Keshwa Chaca (Peru)

Ura Keshwa Chaca është bërë nga bari i endur, ku gratë thurnin litarë të vegjël të hollë të cilët burrat i përdornin për të thurur kabllo të mëdhenj mbështetës.

Gjithashtu kjo ura ka zgjatur për 500 vjet.

Ura Keshwa Chaca (Peru)

Ura Longjiang (Kinë)

Ura e kinezëve është e njohur më shpesh si Ura e Lumit të Gjatë, mund të gjendet në periferi të Baoshan, Yunnan, Kinë.

Ajo lidh qytetet Baoshan dhe Tengchong. Është ura më e lartë e varur në të gjithë Azinë.

Ura Longjiang (Kinë)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore