Sport

Sa do të fitojë Canelo Alvarez për ndeshjen e tij kundër John Ryder?


Canelo Alvarez. Photo: Ed Mulholland / Matchroom

Canelo Alvarez rikthehet për të luftuar në tokën meksikane, siç e konfirmoi pak ditë më parë përmes llogarisë së tij në Instagram.

“Jam gati të kthehem në shtëpi për të mbrojtur titujt e mi në vendin ku kam lindur dhe ku filloi historia ime”, ka postuar Alvarez në Instagram.

“Në maj të këtij viti do të luftoj për Jaliscon”, vijonte shkrimi i boksierit.

Data e betejës iu shtua asaj që binte në 200 vjetorin e themelimit të shtetit të Jalisco.

Por, sa do të fitojë Canelo për ndeshjen e tij të radhës?

Qeveria e Jalisco sqaroi se megjithëse nuk janë promotorët e luftës kundër John Ryder, ata janë të vetëdijshëm se Canelo uli kërkesat e tij ekonomike për këtë përplasje për të cilën do të merrte 14.3 milionë dollarë, 10 milionë për luftën dhe 4.3 milionë për sponsorizimet.

Edhe pse kjo shumë është e madhe, faktikisht ajo është shumë më e ulët se sa është mësuar të marrë Canelo për meç, pasi për edicionin e parë kundër Gennady Golovkin ai mori 40 milionë dollarë, ndërsa për pjesën e dytë 30 milionë më shumë.

Në një masë të madhe, Canelo do të fitojë më pak sepse biletat për këtë meç do të jenë më të lira se ato të meçeve që zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për shembull, për luftën e tretë me Genadi Golovkin, biletat më të përballueshme ishin rreth 750 dollarë, ndërsa ato më të shtrenjtat deri në 5 mijë dollarë, pikërisht përballë ringut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore