Sport

Ryan Giggs akuzohet për dhunë ndaj grave


Legjenda e Manchester United, ish-futbollisti i Uellsit, Ryan Giggs, akuzohet për dhunë ndaj grave.

Këtë e ka bërë të ditur Simon Stone, gazetar i sportit për BBC.

Ai shkruan në Twitter: “Ryan Giggs akuzohet që ka shkaktuar dëmë trupore ndaj një gruaje në të 30-tat e saj dhe sulm normal ndaj një gruaje në të 20-tat”.

“Të dyja rastet lidhen me një incident të mbrëmjes të së dielës, më 1 nëntor 2020”.

Stone shkruan që Giggs akuzohet për sjellje shtrënguese dhe të dhunshme.

“Ai është burgosur dhe do të paraqitet në gjyqin e Manchester-it dhe Salford-it më 28 prill”.

“Policia ishte thirrur në orën 22:05, e dielë, 1 nëntor 2020, për të raportuar një shqetësim. Një grua në të 30-tat ishte trajtuar për lëndime të lehta trupore”.

Giggs, trajneri i kombëtares së Uellsit, edhe më parë ishte i akuzuar për sulme fizike ndaj grave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore