Sport

Rusia u ofron SHBA-ve shkëmbim të të burgosurve – Basketbollisten për “Tregtarin e vdekjes”


Superylli i basketbollit, Brittney Griner, ndodhet në paraburgim në Rusi për më shumë se katër muaj.

Amerikania u arrestua më 17 shkurt, pak para se Rusia të dërgonte trupat për të pushtuar Ukrainën. Që atëherë, ylli i Phoenix Mercury dhe fituesja e dyfishtë e medaljes së artë olimpike është mbajtur në burg.

REUTERS/Brian Snyder

Te bagazhet e saj u gjet vaj kanabisi. Dënimi në Rusi për këtë vepër penale është deri në 10 vjet burg.

Seanca gjyqësore për basketbollisten do të mbahet këtë të premte të 1 korrikut. Gjasat që ajo të shpallet e pafajshme janë shumë të pakta.

Por, trafikanti i armëve, Viktor Bout, i mbiquajtur “Tregtari i vdekjes” mund të jetë çelësi i lirimit të basketbollistes amerikane, sipas mediave amerikane.

Bout u dënua me 25 vjet burg, pasi mbi të rëndonin akuzat e ofrimit të ndihmës në një organizatë terroriste për të vrarë qytetaret amerikane.

Megjithatë, ky shkëmbim të burgosurish shikohet me skepticizëm, pasi “Tregtari i vdekjes” akuzohet për vepra penale më të rënda se ato të Griner.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore