Lajme

Rusia thërret ambasadorin amerikan, lidhjet diplomatike në prag të ndërprerjes


Ministria e Jashtme ruse ka thërritur ambasadorin amerikan John Sullivan të hënën e 21 marsit për t’i dorëzuar një notë proteste.

Kjo, për komentet “e papranueshme” mbi presidentin rus Vladimir Putin nga homologu amerikan Joe Biden.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”.

Rusia informoi SHBA-të se lidhjet diplomatike janë në prag të ndërprerjes.

Biden, iu adresua më herët Putin-it si “bandit”.

Udhëheqësi amerikan e quajti presidentin e Federatës Ruse “një diktator gjakatar” i cili “po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës”.

Presidenti e bëri deklaratën gjatë një aktiviteti kushtuar festës së Shën Patrikut.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pohoi sakaq se vërejtjet e presidentit amerikan për Putin-in përbënin fyerje personale.

“Moska dëgjon dhe sheh ato që tashmë janë deklarata të përditshme të bëra nga presidenti Biden, të cilat janë, në fakt, fyerje personale ndaj Putin-it”, do të shprehej Peskov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore