Lajme

Rusia pretendon se ka kontrollin e plotë të Azovstal-it


Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se kontrollon plotësisht territorin e fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol.

“Presidenti Putin na informoi për dorëzimin e të gjithë luftëtarëve ukrainas në Azovstal dhe kontrollin tonë të plotë të Mariupol-it”, lexohet në njoftimin zyrtar.

Autoritetet ukrainase ende nuk e kanë konfirmuar një lajm të tillë.

Sipas ministrisë ruse, grupi i fundit prej 531 luftëtarësh ukrainas tani është dorëzuar dhe që nga 16 maji, janë 2 mijë e 439 ushtarë ukrainas të cilët kanë dorëzuar armët.

Fabrika e Azovstal-it ishte xhepi i fundit i rezistencës ukrainase në Mariupol, qytet-portit të rrethuar nga trupat ruse që nga ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore