Lajme

Rusia po tërheq mercenarët ushtarakë nga Libia


Federata Ruse po tërheq disa prej mercenarëve të saj ushtarakë nga Libia.

Ata mund të dërgohen në Ukrainë për të forcuar grupin tashmë ekzistues në shtetin lindor.

Informacioni përkatës u nda nga londinezja “Financial Times”, duke cituar burime perëndimore dhe siriane.

Materiali i gazetës britanike thotë se fillimisht Rusia nuk kishte në plan të reduktonte kontigjentin e saj në Libi.

Megjithatë, vendimi duhej të rishikohej për shkak të mungesës së suksesit në Ukrainë.

Rusia ka deportuar tashmë dyqind rusë nga Libia, ish-Wagner dhe mijëra mercenarë sirianë.

Sakaq, në vendin afrikan gjenden ende rreth pesë mijë mercenarë.

Burime për “Financial Times” besojnë se vagnerianët do të dërgohen në Ukrainë.

Njëri prej tyre e quan mbylljen e hapësirës ajrore të Turqisë për avionët ushtarakë rusë nga Siria dhe Libia një arsye shtesë për transferimin e ushtarëve.

Pesë ditë më parë NATO njoftoi se Rusia do të dërgonte më shumë se një mijë vagnerianë për të marrë pjesë në betejat për Donbas-in.

Aleanca parashikoi transferimin e mercenarëve nga Siria ose Afrika dhe supozimi ishte i saktë.

Në territorin e Ukrainës, vagnerianët janë tashmë aktivë, për shembull, tre ditë më parë ata kryen një sulm të pasuksesshëm në pozicionet e Forcave të Armatosura në rajonin e Luhansk-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore