Lajme

Rusia po përgatiste një arsenal raketash para pushtimit të Ukrainës


Rusia grumbullonte mikroqarqe për prodhimin e raketave me precizion të lartë dhe filloi t’i prodhonte ato në sasi të mëdha edhe para fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur nga “The New York Times” duke iu referuar të dhënave të kompanisë “Janes”, e cila është e angazhuar në inteligjencën e mbrojtjes.

“Analiza e kompanisë sugjeron se Rusia ka shumë të ngjarë të grumbullonte mikroqarqe dhe teknologji të tjera të nevojshme për të krijuar raketa me precizion të lartë shumë përpara fillimit të pushtimit, duke pasur parasysh përkeqësimin e marrëdhënieve të Moskës me Perëndimin pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë në 2014”, nënvizon botimi amerikan.

Analiza e kompanisë vë në dukje se komponentë të tillë mikroelektronikë përdoren gjithashtu për qëllime civile dhe se Rusia mund t’i kishte marrë ato përmes palëve të treta, si shtete ose organizata private.

Rusia ka të ngjarë të ketë filluar të prodhojë një numër të madh të raketave Iskander, Kalibrs dhe Kruiz përpara pushtimit, thotë analiza.

Një ish-strateg armësh i Trupave Detare dhe Shtëpisë së Bardhë tani në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington, Mark. F. Kansian thotë se pak ose aspak zyrtarë perëndimorë kanë një pasqyrë të qartë të gjendjes së arsenalit të Rusisë ose e dinë saktësisht se sa raketa kanë mbetur në rezervat e Rusisë.

Por, sipas tij, ushtria perëndimore beson se Rusia ka kohë që ruan një rezervë raketash dhe armësh të tjera në rast të një lufte me NATO-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore