Aplikacione

Rusia përgatit aplikacionin rival të TikTok-ut


Rusia ka vendosur që të krijojë aplikacionin “Ya Moldets”, i cili do të jetë rivali i TikTok-ut.

Ky aplikacion është krijuar nga një kompani mediatike në pronësi të shtetit rus ” Gazprom-Media”, e cila ka blerë shërbimin e quajtur “Ya Moldets”.

Gazprom-Media po drejtohet nga vajza e presidentit rus Vladimir Putin, Katerina Tikhonova 34- vjeç.

Blogerët rusë mendohet që të jenë përdoruesit e parë të këtij aplikacioni.

Videot e shkurtra do të jenë baza e aplikacionit të quajtur “Ya Moldets”, të ngjashme me aplikacionin kinez TikTok.

Kjo shoqëri e ka zhvilluar këtë aplikacion me mbështetjen e fondacionit “Innopraktika”, i cili po drejtohet gjithashtu nga vetë vajza e presidentit Putin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore