Bota

Rusia paralajmëron ndërprerje të marrëdhënieve me BE-në


Rusia është e gatshme të ndërpresë lidhjet me Bashkimin Evropian (BE) nëse BE-ja vendos sanksione të reja, të papërballueshme ekonomikisht”, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

BE ka rritur mundësinë e vendosjes së sanksioneve mbi trajtimin e kryetarit rus të opozitës, Alexei Navalny.

Kur një intervistues pyeti nëse Rusia po shkonte drejt “ndarjes” me BE-në, Lavrov u shpreh i gatshëm për këtë lëvizje.

“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha ai.

Lavrov u shpreh se ndërprerja e marrëdhënieve që shkaktohet nga sanksionet e BE-së, “krijojnë rreziqe për ekonominë tonë”.

Në javën e kaluar, Rusia dhe BE kanë dëbuar tre nga diplomatët e njëri-tjetrit, nga një mosmarrëveshje për çështjen, Navalny.

Qeveria ruse u shpreh se tre diplomatë të BE-së kishin marrë pjesë në një protestë të paligjshme pro Navalny. Ky pretendim u hedh poshtë nga BE-ja. Njoftimi erdhi gjatë një vizite nga shefi i punëve të Jashtme të BE-sw, Josep Borrell.

Këtë javë vendet anëtare të BE-së, Gjermania, Polonia dhe Suedia, dëbuan tre diplomatë rusë.

Më shumë sanksione të BE-së

Borrell u tha eurodeputetëve në Parlamentin Evropian (PE), të martën, se hapi tjetër “mund të përfshijë sanksione mbi të cilat do të paraqesë propozime konkrete”.

Tetorin e kaluar, BE-ja, vendosi sanksione ndaj gjashtë zyrtarëve të lartë rusë dhe një qendre kërkimore ruse të armëve kimike. BE-ja i ka akuzuar ata për përfshirje të drejtpërdrejtë në helmimin e Navalny-t.

Shumë prej ndihmësve të ngushtë të Presidentit rus, Vladimir Putin, tani janë nën sanksionet e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ato datojnë që nga aneksimi i Rusisë i gadishullit të Krimesë të Ukrainës në 2014.

Dhjetëra eurodeputetë kanë kërkuar që Borrell të japë dorëheqjen, me arsyetimin se udhëtimi i tij në Moskë ishte “poshtërues”, por udhëheqësit e BE-së nuk i kanë mbështetur ata.

Navalny përsëri në gjyq

Navalny është përsëri në gjyq për t’u përballur me akuzat se ai ka shpifur për një veteran të Luftës së Dytë Botërore. Këtë muaj ai u dënua me gati tre vjet burg në një çështje të veçantë.

Më 22 shkurt ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë.

Gjermania po vazhdon me projektin e madh të gazsjellësit rus, Nord Stream 2. Partnerët e BE-sw, Polonia dhe vendet baltike, e kanë kundërshtuar këtë projekt me forcë.

Këtë javë, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha “lidhjet e energjisë janë pothuajse mundësia e fundit për bashkëpunim mes Rusisë dhe Evropës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore