Lajme

Rusia paralajmëron “masa hakmarrëse” nëse kërkesat nuk i plotësohen


Përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit Ukrainë-Rusi vijojnë të rrethojnë selitë diplomatike të shumë vendeve, por nga ajo ruse dhe drejtuesi i saj, Sergei Lavrov, një gjë është bërë e qartë: Nëse kërkesat e Moskës për sigurinë e saj kombëtare nuk plotësohet, “masa hakmarrëse” do të merren ndaj Perëndimit.

“Nëse nga Perëndimi do të vijojë kurse agresiv, Moska do të marrë masat e nevojshme hakmarrëse”, deklaroi Lavrov. “Nuk do të lejojmë që propozimi ynë të mbytet në diskutime e të harrohet”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Dy kërkesat kryesore ruse, kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me Ukrainën dhe vendet kufitare me shtetin siberian.

Së pari, nga Kremlini duan garanci se Kievi, nuk do të bëhet pjesë e NATO-s në një moment të dytë. Më pas, ata duan tërheqjen ushtarake të trupave të aleancës në vendet pranë kufijve rusë.

Mirëpo, diçka të tillë, e ka hedhur poshtë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili në emër të 30 vendeve anëtare, shpalosi një letër të hapur me propozime, që ia ka vënë në dispozicion rusëve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Në të, bëhet e qartë se ka një vullnet për ta zgjidhur çështjen politikisht e me dialog. Po ashtu, aty garantohet se kërkesat e Moskës do të dëgjohen. Mirëpo, mbi fatin e vendeve aleate dhe integrimin e tyre ose jo në struktura si NATO, vendosin vetë vendet dhe nuk mund të dëgjohen tekat ruse.

Pala e këtyre të fundit, ka në kufirin me Ukrainën rreth 100 mijë trupa të gatshëm për mësymje.

NATO nga ana tjetër, është e përgatitur po ashtu me lëvizjen e saj në rast konfliktimi direkt. Por, vetëm 5 mijë trupa janë të gatshëm të dalin në terren nëse lufta shpërthen sot.

Një grupim tjetër ushtarak, është po ashtu në gatishmëri.

Ndërsa zgjidhja e Perëndimit, kërkohet të jetë vetëm ajo nëpërmjet diplomacisë. Megjithatë, fryte nuk janë arritur në tryezat e fundit të mbajtura dhe situata po tensionohet sa vjen e më shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore