Lajme

Rusia nuk është serioze në bisedime, thotë Blinken


Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, mendon se Rusia nuk është serioze në bisedimet e saj me Ukrainën, mbi negociatat që janë zhvilluar sa i përket armëpushimit pas agresionit rus dhe luftës së nisur në pjesën më të madhe të vendit evropiano-lindor.

“Nuk ka pasur shenja të një serioziteti real nga Rusia”, ka thënë Blinken, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm maroken, Naseer Bourita.

Sipas kreut të diplomacisë amerikane, është pikërisht kjo arsyeja, se pse bisedimet kanë pasur progres në mënyrë të efektshme.

“Ka gjëra që Rusia i thotë dhe ka gjëra që Rusia i bën. Ne jemi të përqendruar tek kjo e dyta”, deklaroi ai.

Në terma konkretë, sekretari amerikan i Shtetit, artikulon se pretendimet ruse për fillimin e një tërheqjeje të pjesshme nga rrethinat e Kievit, janë veprime, të cilat Moska i ndërmerr për të hequr vëmendjen e njerëzve dhe për t’i bërë të besojnë se nuk po bën atë çfarë po bën.

“Nëse ata mendojnë se një përpjekje për të marrë pjesën lindore dhe jugore të Ukrainës do të jetë e suksesshme, gabohen rëndë”, theksoi ai.

Teksa në fund, nuk mungoi as thirrja ndaj rusëve për t’i dhënë fund agresionit menjëherë dhe për të tërhequr të gjitha forcat ushtarake, për t’u angazhuar në tryezat diplomatike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore