Lajme

Rusia nuk do ta fitojë më këtë luftë, thotë Scholz


Kancelari Federal i Gjermanisë Olaf Scholz beson se në këtë fazë fitorja e Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës është jashtëzakonisht e pamundur.

Siç raporton Spiegel, ai këtë e tha duke folur në një konferencë partie në shtetin federal të Brandenburg-ut.

Scholz vuri në dukje se po bëhet gjithnjë e më e qartë se Rusia “nuk do ta fitojë këtë luftë”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Berlin-i do të mbështesë Ukrainën aq sa është e nevojshme – “me ndihmë financiare, humanitare dhe furnizim me armë”.

Në fillim të kësaj jave, kancelari tha se ne duhet të jemi të përgatitur për përshkallëzimin e luftës, e cila mund të shfaqet, në veçanti, në një shkatërrim edhe më të madh të infrastrukturës civile të Ukrainës nga Rusia.

Kujtojmë, në një nga intervistat e fundit, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se në një fazë të caktuar në Berlin mendohej se do të ishte më mirë që Ukraina të mposhtej shpejt.

Një zëdhënës i Scholz hodhi poshtë me forcë pretendimet e Johnson-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore