Lajme

Rusia kundër përshpejtimit arbitrar të normalizimit Kosovë-Serbi


Çfarëdo ultimatumi dhe kornize kohore që e përshpejton zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës e Serbisë, Rusia do ta konsideronte si të dëmshme.

Kështu është shprehur përmes një cicërime në Twitter, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Sipas saj, ideja është te zgjidhja e pranueshme dhe jo planifikimet të shpejta, të cilat janë arbitrare.

“Çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajtur ultimatumin e normalizimit të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe të vendoset arbitrarisht një afat kohorë e konsiderojmë si destruktive”, shkruan ajo në Twitter.

I njëjti deklarim është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

“Është më e rëndësishme të koordinohet një plan i zbatueshëm që do pranohej gjithashtu edhe nga njerëzit”, përfundon postimi i Zakharovas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore