Lajme

Rusia kërkon ndalimin e aktivititetit të agjencisë izraelite të riatdhesimit


Qeveria e Federatës Ruse kërkon ndalimin e aktivitetit të Agjencisë Hebraike (Sokhnut) në territorin e saj.

Kjo e fundit merret me riatdhesimin e hebrenjve nga e gjithë bota drejt Izrael-it.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia vendase “The Jerusalem Post”.

Urdhri për t’i dhënë fund të gjitha operacioneve të Sokhnut-it u mor këtë javë.

Zyra e organizatës në Jerusalem, së bashku me Ministrinë e Jashtme izraelite dhe zyrën e kryeministrit, janë duke përgatitur një përgjigje.

Ndalimi i aktiviteteve të Sokhnut-it mund të dëmtojë mundësinë e hebrenjve rusë për të emigruar në Izrael.

Deri më sot, mijëra njerëz kanë përfunduar dokumentet, por nuk mund të fluturojnë jashtë vendit për shkak të mungesës së fluturimeve.

Sipas botimit izraelit, anëtarët e komunitetit hebre në Rusi kanë frikë për jetën e tyre dhe thonë se po arrestohen.

Nëse puna e Sokhnut-it ndalohet në Rusi, do të jetë hera e parë në 30 vjet që aktivitetet e riatdhesimit janë ndaluar në vend.

“Këtë mëngjes u informova për vendimin e Ministrisë ruse të Drejtësisë. Siç e dini, Agjencia Hebraike është organi qendror i qeverisë dhe i ministrisë për të ndihmuar imigrimin e hebrenjve nga e gjithë bota në shtetin e Izraelit. Ne duhet të sigurojmë që shkalla e aktiviteteve të tyre të ruhet, siç ka qenë për shumë vite. I bëra thirrje kryeministrit që të punojë me administratën e Moskës për të zgjidhur problemin”, komentoi ministrja për Aliyah dhe Integrim Pnina Tameno-Shete për situatën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore