Lajme

Rusia ka bombarduar zonat e banuara në Kharkiv 89 herë brenda një dite


Forcat ruse bombarduan zonat e banuara të Kharkiv 89 herë brenda një dite. Kështu ka deklaruar guvernatori lokal Oleh Synegubov.

Reuters raportoi se Synegubov tha gjithashtu se nuk kishte asnjë rrezik për civilët pasi u godit një institut me një laborator bërthamor.

“Nuk ka ende kërcënime për civilët”, tha ai në një video.

Kjo vjen pasi një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha të enjten se avionët rusë kishin bombarduar institutin, i cili strehon një reaktor bërthamor eksperimental.

Kjo është dita e 16-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa rreth 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.

Për të ndjekur zhvillimet e fundit të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore