Sport

Rusia fiton medaljen e artë me skuadrën e femrave në gjimnastikën artistike


Rusia i ka dhënë fund dominimit të ekipit të SHBA-ve, që kishte gati një dekadë i pathyeshëm në gjimnastikën artistike.

Vladislava Urazova, Viktoriia Listunova dhe Angelina Melnikova janë dy sportistet e Rusisë që kanë arritur të fitojnë duke mposhtur SHBA.

Simone Biles, Sunisa Lee dhe Grace McCallum ishin përfaqësueset e SHBA, të cilat morën medaljen e argjendit.

Ruset grumbulluan 169.528 pike, ndersa amerikanet 166.096 pike.

Vendi i tretë dhe medalja e bronzit shkoi për ekipin e Britanisë së Madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore