Lajme

Rusia është e gatshme t’u shesë armë aleatëve, thotë Putini


Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska është e gatshme të ofrojë armë moderne për aleatët e vet.

Po ashtu Putini ka shtuar se e vlerëson lidhjet e Rusisë me vendet në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë.

“Jemi të gatshëm t’u ofrojmë aleatëve llojet më moderne të armëve, nga armët e vogla te mjetet e blinduara dhe artileria te aviacioni luftarak dhe mjetet ajrore pa pilot”, ka thënë ai.

Sipas tij, thuajse të gjitha janë përdorur më shumë se një herë në operacione të vërteta luftarake.

Deklarata e tij vjen thuajse gjashtë muaj pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë, një ofensivë që e ka parë Moskën të pësojë pengesa të përsëritura dhe humbje të rënda.

Referuar analistëve perëndimorë, performanca e dobët e trupave dhe armatimeve ruse mund t’i bëjë eksportet e saj të armëve më pak tërheqëse për blerësit e mundshëm, si India, e cila është mbështetur në teknologjinë e saj në të kaluarën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore