Lajme

Rusia është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Ukrainën, thotë Putin


Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Ukrainën.

Kjo, gjatë një bisede telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Lajmin e bëri të ditur faqja e internetit të Kremlin-it.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua gjendjes në rrugën e negociatave, e cila është ka ngrirë për fajin e Kiev-it. Vladimir Putin konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të rifilluar dialogun”, shkruhet në faqen zyrtare.

Putin gjithashtu foli për “furnizimin e Ukrainës me armë perëndimore”, duke paralajmëruar në këtë drejtim për “rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson nga ana tjetër se ka kuptim të negociohet vetëm me presidentin rus Vladimir Putin, negociatat me të gjithë përfaqësuesit e tjerë të Rusisë – nuk kanë rëndësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore