Lajme

Rusia e mohon goditjen në spitalin e Mariupol-it


Rusia ka mohuar të ketë qëlluar në objektiva civile pas bombardimit të një spitali në Mariupol, por pretendon se Kremlini do të shqyrtojë incidentin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i tha agjencisë së lameve ndërkombëtare “Reuters” se, “forcat ruse nuk qëllojnë në objektiva ku ka civilë”.

Por ai shtoi se Kremlini do të shqyrtojë incidentin. “Ne patjetër do të pyesim ushtrinë tonë, sepse ju dhe unë nuk kemi informacion të qartë se çfarë ka ndodhur atje”, tha Peskov. “Dhe ushtria ka shumë të ngjarë të japë disa informacione”.

Megjithatë, zyrtarë të tjerë rusë e hodhën poshtë bombardimin si lajm të rremë.

“Ky është terrorizëm informacioni”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Kjo është dita e 15-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.

Për të ndjekur zhvillimet e fundit të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore