Lajme

Rusia: duhen bërë “përpjekje të fuqishme” për zgjatjen e traktatit për armët bërthamore


Duhen bërë përpjekje të fuqishme që  Rusia dhe Shtetet e Bashkuara (SHBA)  të arrijnë  marrëveshjen mbi zgjatjen e traktatit të kontrollit të armëve bërthamore New Start  përpara se të skadojë muajin tjetër, deklaroi Kremlini zyrtar më 26 janar.

Traktati i Reduktimit Strategjik të Armëve u nënshkrua në vitin 2010. Ky traktat skadon më 5 shkurt.  Traktati kufizon numrin e armëve bërthamore, raketave dhe bombave që mund të testohen.

Nëse zgjatja e të traktatit New Start dështon mund të krijohet një garë të mundshme armësh dhe tensionesh midis Moskës dhe Washington-it, paralajmërojnë ekspertët e mbrojtjes.

Ambasadori amerikan i çarmatimit,  tha se Presidenti Joe Biden  po planifikon të zgjasë traktatin e kontrollit të armëve New Start. Ky traktat mbetet në interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe  është vetëm fillimi i përpjekjeve për të angazhuar Moskën.

“Zgjatja e traktatit merr edhe më shumë kuptim në kohën kur marrëdhëniet me Rusinë nuk janë në një shkallë të mirë”, tha përfaqësuesi i SHBA-së, në konferencën e çarmatimit në Gjenevë”, Robert Wood.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB) në Gjenevë, Gennady Gatilov, tha se Moska është e gatshme të zgjasë marrëveshjen.

Disa delegacione përfaqësuese të shteteve  në konferencë, përfshirë Zvicrën, gjithashtu shprehën inkurajim për zgjatjen e traktatit.

Nikolai Patrushev-i, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, diskutoi më 20 janar,  zgjatjen e traktatit në një telefonatë me Këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së,  Jake Sullivan.

Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se Presidenti i SHBA-së,  Joe Biden, do të kërkojë një zgjatje pesë-vjeçare të  traktatit New Start.

Kjo është marrëveshja  me e madhe për armët bërthamore  SHBA-së dhe Rusisë.

Kremlini tha se do të mirëpriste përpjekjet e administratës së Biden-it për të zgjatur traktatin./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore