Lajme

Rusia do t’i shkëmbejë Azov-ët vetëm pas gjyqit


Rusia do të diskutojë shkëmbimin e të burgosurve ukrainas të luftës “vetëm pas gjykimit të tyre”.

Deri atëherë, “të gjitha bisedat janë të parakohshme”, deklaroi Andrei Rudenko, zëvendësministër i Jashtëm i Federatës Ruse.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë ruse.

Para kësaj, prokurorja e përgjithshme në Ukrainë, Irina Venediktova njoftoi mundësinë e shkëmbimit të ushtarakut rus Vadim Shishimarin, i dënuar me burgim të përjetshëm.

“Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha gjërat pasi ata që janë dorëzuar të dënohen siç duhet, të jepet një dënim, pastaj mund të ketë disa hapa të tjerë. Deri atëherë, të gjitha bisedat për një shkëmbim janë të parakohshme”, citoi agjencia shtetërore TASS.

Rreshteri Shishimarin, 21 vjeç, u bë ushtari i parë i ushtrisë ruse që u gjykua në Ukrainë për një krim lufte.

Në fund të shkurtit, ai vrau një 62-vjeçar banor të fshatit Chupakhivka në rajonin e Sumy-t. Në gjykatë, rus pranoi se kishte kryer një krim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore