Lajme

Rusia dëbon diplomatin bullgar


Rusia ka dëbuar një diplomat bullgar si kundërpërgjigje ndaj Bullgarisë, e cila shpalli një atashe ushtarak rus si persona non-grata këtë muaj.

Bullgaria dëboi atasheun ushtarak rus pas hetimit të hapur nga ana e prokurorëve bullgarë me akuzën se zyrtari rus po spiunonte trupat ushtarake amerikane me bazë në Bullgari.

Ky është rasti i gjashtë ku një diplomat ose zyrtar i ambasadës ruse dëbohet bazuar mbi akuzat për spiunazh.

Moska zyrtare shpalli në tetor dy diplomatë bullgarë si persona non-grata duke iu kundërpërgjigjur dëbimit të dy shtetasve rusë mbi të cilët rëndonin akuzat për spiunazh.

Zhvillimet e fundit kanë acaruar marrëdhëniet midis dy shteteve ish-aleate, të cilët kanë arritur të ruajnë lidhjet e tyre të ngushta kulturore, historike dhe ekonomike pas rënies së regjimit komunist në Bullgari.

Bullgaria në vitet e fundit ka shërbyer si bazë ushtarake dhe partner strategjik për  SHBA-në dhe NATO-n./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore