Pajisje

Rusi: Testohet super-raketa që fluturon 6,200 milje


Rusia ka njoftuar se do të nisë së shpejti testimet e fluturimit të një rakete të re inter-kontinentale.

Raketa RS-18 Sarmat do të jetë e aftë të lëshojë 10 mbushje të mëdha bërthamore, ose 16 bomba më të vogla për neutralizimin e mbrojtjeve të armikut, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Raketa strategjike 100-ton do të jetë e aftë të fluturojë 6 mijë e 200 milje dhe raportohet se ka aftësinë të shkatërrojë një zonë me masë sa Franca apo Texas në SHBA.

 “Do të doja të shihja që sot që lëshimet e raketës Sarmat të kompletohen me rezultate pozitive”, tha zëvendëministri i brendshëm, Alexey Krivoruchko.

Testimet e para të mjetit kufizohen në lëshimet, testimet e motorëve dhe ngritja në ajër e raketës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, konfirmoi në dhjetor, se lëshimet e raketës Sarmat po i afrohen kompletimit.

“Puna me Sarmat vazhdon në mënyrë aktive, është tashmë në gjendjen finale”, tha ai për agjensinë TASS.

RS-28 Sarmat, e njohur në perëndim si ‘Satani’, është një zëvendësim i raketës sovjetike SS-18 Voyevoda, mjeti më i rëndë në botë i llojit të tij.

Testimet e raketës Sarmat kishin kaluar një seri problemesh por tashmë raportohet se do të hyjë në shërbim me forcat strategjike në vitin 2022./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore