Lajme

Rusi: Proekt-i do vijojë punën hetimore


Gazetarët e Proekt-it kanë ndërprerë lidhjet me botuesit e ndaluar, me premtimin që do të vazhdojnë punën hetimore.

Proekt, botuesi i së cilës është kompania amerikane “Project Media, Inc.”, u ndalua në Rusi si një “organizatë e padëshirueshme”.

Në një deklaratë të botuar në Telegram, gazetarët e Proekt-it thanë se Project Media, Inc. është në proces likuidimi dhe “nuk ka më marrëdhënie financiare me asnjë nga gazetarët që punojnë në Rusi”.

Ekipi i Proekt-it shtoi se ata mund të ndryshojnë “formën” e punës së tyre, por nuk ofruan ndonjë hollësi të mëtejshme.

“Përsëri, ne i falënderojmë të gjithë për mbështetjen e tyre. Gazetaria nuk është krim!”, nënvizoi deklarata.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Rus shpalli Project Media Inc. si një “organizatë të padëshirueshme” më 15 korrik, duke ndaluar të gjitha operacionet e saj në Rusi, përfshirë botimin e Proekt.

Përveç kësaj, Ministria ruse e Drejtësisë shtoi pesë gazetarë të Proekt-it, duke përfshirë kryeredaktorin Roman Badanin, në regjistrin e saj të “agjentëve të huaj”.

Proekt

Masa për të ndaluar në mënyrë efektive aktivitetet e saj është për të rritur presionin ndaj medias së pavarur në vend.

Media e quajtur “Proekt” ka publikuar një numër raportesh që ekspozojnë korrupsionin dhe abuzimet e pretenduara nga zyrtarë të pasur pranë presidentit rus, Vladimir Putin.

Por sipas Moskës zyrtare, kompania amerikane Project Media Inc. – përbën “një kërcënim për themelin e rendit kushtetues dhe sigurinë e Federatës Ruse”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore