Lajme

Rusët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës… me ngjyra ukrainase


Kozmonautët rusë kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me ngjyra kombëtare të Ukrainës (verdhë dhe blu).

Ende nuk kuptohet nëse veshja e tyre është qëndrim kundërshtues ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

Uniforma standarde ruse është blu e thjeshtë dhe të paktën një nga burrat është parë me ato ngjyra para se të ngrihej.

Kozmonautët rusë Denis Matveyev, Oleg Artemyev dhe Sergey Korsakov u ankoruan në ISS pas një fluturimi tre orësh.

Tre rusët ishin të ardhurit e parë të rinj qëkurse Rusia sulmoi fqinjin e saj pro-perëndimor muajin e kaluar.

Ata u pritën ngrohtësisht në bord, duke u përqafuar dhe përshëndetur ekuipazhin e tyre amerikan dhe gjerman.

ISS-ja është një projekt i përbashkët midis Rusisë, Amerikës, Kanadasë, Japonisë dhe disa vendeve evropiane.

Ky moment është fiksuar nga kamerat dhe u transmetua drejtpërdrejt nga NASA, agjencia amerikane e hapësirës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore