Rajoni

Rumania ndoshta lejon hapjen e shkollave


Kryeministri i Rumanisë, Florin Citu, ka deklaruar se të martën, 2 shkurt, do të vendoset nga ekspertët nëse do të hapen apo jo shkollat në datën 8 shkurt 2021.

Citu, tha se vendimi do të bazohet në situatën e coronavirusit të vendit.

“Ne nuk kemi një përmirësim nga dy javët më parë, por as ndonjë përkeqësim të madh. Kështu që ndodhemi disi në mes dy situatash”.

Presidenti i Ruminasë, Klaus Iohannis, njoftoi në mes të janarit se shkollat do të rihapeshin më 8 shkurt, kur të fillonte semestri i dytë.

Sipas tij, hapja do të bëhej në bazë të tre skenarëve të ndryshëm, në varësi të situatës epidemiologjike të secilit vend.

“Do të ketë tre skenarë: jeshile, të verdhë dhe të kuqe”.

Sipas raportit zyrtar mbi situatën COVID-19 në Rumani, Timis është i vetmi qark që ka mbetur ende në skenarin e kuq. Llogariten 14 vdekje për tre mijë banorë, gjatë dy javëve të fundit. Sidoqoftë, ka dhe raste të qyteteve që janë në skenarin e kuq, por qarku në të cilin bëjnë pjesë nuk është.

Deri më tani, në Rumani ka pasur 18 mijë e 513 humbje jete, që nga shfaqja e coronavirusit. Raste aktive në total janë 732 mijë e 732, ndërsa të shëruar 678 mijë e 473.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore