Lajme

Rumania drejt prezantimit të Certifikatës Digjitale të Gjelbër


Nënsekretari i Shtetit në Rumani për Turizmin, Paul Ene, ka deklaruar se vendi është i gatshëm të zbatonte certifikatën digjitale të gjelbër në përputhje me nivelin Evropian.

Për më tepër, Ene, theksoi se nëse merret një vendim në nivelin e Bashkimit Evropian (BE), ai do të zhvillojë bisedime bilaterale me vende të ndryshme për të siguruar lëvizjen e lirë të turistëve.

Ai tha se Rumania “për fat të mirë” ka një bazë të dhënash në internet të arritshme për ata që janë vaksinuar.

Si dhe se integrimi i saj në një bazë qendrore të të dhënave të BE-së do të ishte mjaft i lehtë.

“Ne jemi praktikisht të gatshëm të ndajmë të dhënat”, tha Ene në një diskutim mbi çështjen e certifikatave digjitale të gjelbra të organizuar nga Zyra e Parlamentit Evropian në Rumani.

Bisedimet dypalëshe, shtoi ai, mund të kryheshin me ‘κ-μ’, sipas modelit grek por edhe me vendet jo-BE, të tilla si Izraeli.

Ai gjithashtu pretendoi që data e 1 korrikut e propozuar nga Komisioni Evropian për përdorimin e kësaj certifikate ishte “mjaft e vonë”.

Ene këmbënguli që në Rumani mund të zbatohet më herët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore