Lajme

Rumani: Vksinohen mësuesit/Autoritetet paralajmërojnë për rrezikun e valës së tretë


Ministria e Arsimit në Rumani, ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë, më 23 shkurt, do të nisë implementimi i vaksinës anti-Covid tek mësuesit dhe stafi që punon në çerdhe dhe në kopshte. Këta do të marrin dozën e parë të vaksinës.

Gjatë ditëve në vijim do të hapen 62 qendra vaksinimi, në të gjithë vendin. 42 prej tyre do të jenë në funksion të mësuesve të sistemit parauniversitar dhe 20 për ata në universitete.

Koordinatori i fushatës kombëtare të vaksinimit, Valeriu Gheorghiţă , ka njoftuar se rreth 60 mijë rumunas pritet të marrin vaksinën deri më 10 mars.

“Deri më tani më shumë se 42 mijë mësues kanë marrë vaksinën, dhe rreth 128 mijë janë planifikuar tashmë”.

Sipas Gheorghiţă-s, Rumania së shpejti mund të fillojë të përdorë vaksinën anti-Covid Johnson & Johnson. Rumania do të marrë 8 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson.

Gheorghiţă gjithashtu shpjegoi se autoritetet nuk mund të përjashtonin një valë të tretë të pandemisë së coronavirus-it. Ai tha se kjo mund të vijë nga mutacioni i ri i virusit. I cili është më i lehtë për t’u përhapur tek njerëzit. Prandaj bëri thirrje se procesi i vaksinimit tek popullsia rumunase është shumë i rëndësishëm.

“Ne kemi doza në dispozicion nga tre kompani të ndryshme. Duhet të përshpejtojmë fushatën e vaksinimit duke qenë se, nuk mund të përjashtojmë një valë të tretë”.

Një raport i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Rumani, doli në përfundimin se virusi i ri britanik është aktiv në gjysmën e qarqeve të vendit.

“Ka një probabilitet të lartë që ai të përhapet në të gjithë territorin e Rumanisë në të ardhmen e afërt”.

Deri më tani në Rumani ka pasur 20 mijë e 86 humbje jete, që nga shfaqja e coronavirus-it. Raste aktive në total janë 788 mijë e 48, ndërsa të shëruar 731 mijë e 49 njerëz

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore