Rajoni

Rumani: Protesta pas shpërthimit të zjarrit në spital


Qindra njerëz kanë protestuar jashtë Ministrisë së Shëndetësisë nё Rumani, një ditë pas zjarrit fatal në një nga spitalet kryesore të vendit për pacientët Covid 19.

Disa nga thirrjet e turmёs ishin dorëheqja e presidentit, ministrit të shëndetësisë dhe shefit të urgjencave.

Protesta u organizua nga një parti politike e krahut të djathtë, Aleanca për Unitetin e Rumunëve, e themeluar pak më shumë se një vit më parë.

Si pasojё e zjarrit që pasoi protestat, thuhet tё kenё vdekur të paktën pesë persona. Ky i fundit shpёrtheu gjatë ditës së premte në katin përdhes të spitalit “Matei Bals” në Bukuresht.

Ёshtё bёrё me dije se janё evakuuar më shumë se 100 persona.

Bёhet fjalё se kjo ёshtё hera e tretё, nё pak muaj qё bie zjarr nё njё nga godinat e spitaleve nё Rumani.

Nё njё deklaratё Ministri i Shëndetësisë, Vlad Voiculescu, u shpreh se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por njё grup hetimor ёshtё duke punuar.

Ndёr tё tjera ministri ra dakord se infrastruktura mjekёsore nё Rumani ka nevojё tё pёrmirёsohet.

Ndёrkohё, nё nёntor tё kёtij viti një zjarr shpёrtheu nё njësinё e kujdesit intensiv tё Covid 19, nё Rumaninё Veriore. Nga ndodhia mbetёn tё vdekur 10 persona. Po ashtu njё tjetёr pasoi nё muajin dhjetor, nё një spital psikiatrik në të njëjtin rajon, nё tё cilin vdiq njё person.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore