Rajoni

Rumani, merr detyrën qeveria e qendrës së djathtë


Parlamenti i Rumanisë miratoi të mërkurën, më 23 dhjetor kabinetin e ri qeveritar të qendrës së djathtë të Florin Citu.

Kabineti i Florin Citu ka 21 anëtarë, përfshirë kryeministrin, dy nënkryeministra dhe 18 ministra. Vetëm një nga 21 anëtarët është një grua, ministri i Punës, Raluca Turcan, duke e bërë këtë një nga qeveritë më të paekuilibruara gjinore, që Rumania ka pasur në 30 vitet e fundit.

Qeveria e koalicionit të djathtë mori 260 vota, nga 455 deputetë  të pranishëm, dhe 183 vota kundër.

Antarët e kabinetit Citu, u betuan në Pallatin Cotroceni, në mbrëmjen e ditës së mërkurë, duke filluar zyrtarisht mandatin e tyre.

Kryeministri i ri i Rumanisë, Florian Citu është anëtar i Senatit të Partisë Kombëtare Liberale (PKL), të qendrës së djathtë, i cili ka shërbyer si ministër i Financave në Qeverinë Liberale të Ludovic Orban që nga Nëntori 2019. Ai ishte i anëtar i Partisë Liberale që nga 2016.

Propozimin për të formuar një qeveri të re në emer të një koalicioni të qendrës së djathtë të tre partive të formuara rreth PKL-së, Florin Citu e mori nga presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis.

Ai u caktua gjithashtu si kryeministër në pranverën e vitit 2020 pasi Social Demokratët kishin rrëzuar kabinetin Orban me një mocion mosbesimi. Sidoqoftë, ai u largua disa minuta para votimit, duke lejuar Orban të formonte një qeveri tjetër dhe të fitonte besimin e ligjvënësve.

Florin Citu, ka lindur në 1972, dhe ka shërbyer si senator që nga viti 2016. /AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore