Gatimi

Rukola dhe vetitë e saj


Rukola njohët si një bime shumë fitimprurëse.

Rukola është një barishte me dhunti të shumta. Në kuzhinë ajo përdoret kryesisht në sallata, por edhe mund të gatuhet krahas perimeve të tjera. Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90.

Prania e vitaminave të kompleksit B ndihmon në forcimin e shëndetit të qelizave dhe proceseve të tjera të organizmit që janë të nevojshme për metabolizmin në përgjithësi.

Nëse e krahasojmë me ushqime të tjera siç janë spinaqi, bajamet, bimët bishtajore apo gjethet e panxharit, rukola përmban një sasi më të vogël të oksalates, një kundërushqyes ose një molekulë që parandalon përthithjen e kalciumit.

Kjo e bën rukolën të dobishme për t’u konsumuar, sepse ushqyesit e saj sigurohen që kalciumi – një mineral jetësor për shëndetin, përthithet plotësisht.

 

Gurët në veshka

Ushqimet e pasura me molekulën e lartpërmendur siç është spinaqi mund të promovojnë formimin e gurëve në veshka. Rukola nga ana tjetër, ul rrezikun e formimit të këtyre gurëve, pikërisht falë sasisë së ulët të molekulës oksalate.

Shëndeti gjatë shtatëzanisë. Rukola është një barishte e sigurt për të gjitha femrat shtatzënë. Studimet kanë treguar që acidi folik, një prej vitaminave të kompleksit B, ul rreziqet e formimit të defekteve në lindje për foshnjat e sapolindura.

E pasur me vitaminë B5

Acidi pantotenik (vitamina B5) ka një ndikim të favorshëm kundër niveleve të larta të kolesterolit. Ajo ka potencialin të përmirësojë kolesterolin e mirë dhe të ulë kolesterolin e keq. Kjo ka një ndikim pozitiv në tensionin e gjakut, arteriet dhe sistemin kardiovaskular në përgjithësi. Vlerat e shtuara të rukolës përfshijnë edhe aftësinë për të pastruar organizmin dhe kundërvepruar ndaj efekteve helmuese të toksinave të metaleve të rënda.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore