Lajme

Rukiqi: Qeveria të lëshoj para në qarkullim për të zbutur krizën ekonomike


Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës

Trendi i ngritjes së çmimeve në të gjitha produktet ushqimore, derivateve dhe energjisë elektrike, janë shenja shqetësuese se viti tjetër do të jetë edhe më i papërballueshëm sesa ky nëpër të cilin po kalojmë.

Kështu ka konstatuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i cili specifikisht ka deklaruar se “Dimri i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë”.

Por një ndihmesë për këtë krizë ekonomike mund ta orfoj Qeveri e Kosovës, sipas tij, duk lëshuar para në qarkullim.

“Nëse ishim kthyer te masat e Qeverisë, nëse nuk ka mundësi me lëviz me taksa, Qeveria ka mundësi me lëshu para në qarkullim”, shtoi Rukiqi, në emisionin Këndi i Debatit.

Kjo, gjithmonë nëse, sipas tij, Qeveria nuk ka mundësi të lëviz me taksa.

Këto shqetësime Rukiqi thotë t’i ketë të bazuara në përjetimet e dimrit që kaluam tani dhe parashikimet ekonomike për vitin tjetër janë edhe më të pafavorshme.

Ne disi e kaluam dimrin, por dimri tjetër do të jetë edhe më i vështirë. Nuk dua të përçoj pesimizëm por është projeksion që po shihet duke e parë këtë nivel të çmimeve dhe të energjisë elektrike”, tha ai.

Berat Rukiqi rekomandon Qeverinë qe naftën ta blej vet ajo, si një nga masat e domosdoshme që duhet të bëj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore