Sport

Rui Costa, presidenti i ri i Benfica-s


Ish-futbollisti portugez, Rui Costa, është zgjedhur presidenti i ri i Benfica-s, klub i rrethuar nga skandalet.

Rui Costa është pasardhësi i Luis Filipe Vieira në krye të Benfica-s, pasi ky i fundit u arrestua në muajin korrik.

Costa u votua nga pjesëmarrësit e klubit si president i ri i “shqiponjave”.

Të shtunën, klubi zyrtarizoi se 49-vjeçari Costa, i fitoi zgjedhjet me një rezultat të thellë, duke marrë 84.48 përqind të votave.

Të pranishëm në zgjedhje ishin rreth 40 mijë pjesëmarrës, numër ky rekord në histori të klubit.

Costa, që vjen nga Lisbona, ishte mesfushor i avansuar që filloi dhe e mbaroi karrierën pikërisht te Benfica.

Në mes, ai luajti shtatë vite te Fiorentina dhe pesë te Milan-i, duke pasur edhe 94 paraqitje për Portugalinë.

Rui Costa gjatë kohës te Milan-i

Ai ishtë zëvendës president kur Vieira u arrestua dhe japi dorëheqje.

Në këtë mënyrë, ai morri detyrën e përkohshme në krye të klubit.

Tani, Costa ka fituar zgjedhjet, të cilat do ta mbajnë në ulësen më të lartë te Benfica për të paktën katër vite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore