Shqipëria

Ruçi uron kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka uruar ditën e sotme, më 22 mars, kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca-n.

“Kosova ndodhet sot para sfidash të mëdha e të vështira, përballimi i të cilave është plotësisht i mundur me përkushtimin e institucioneve të reja të Republikës dhe partneritetin e ngushtë me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, shkruante Ruçi në urimin e tij.

Ruçi shprehet se nën lidershipin vizionar të Konjufca-s, “Kuvendi i Kosovës do të përballojë e zgjidhë me sukses detyrat themelore të zhvillimit, përparimit dhe integrimit euro-atlantik dhe rritjes së rolit e kontributit të Republikës së Kosovës si një faktor paqeje e stabiliteti në rajon e më gjerë”.

Në letrën e tij, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë gjen rastin të rikonfirmojë vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë se bashkëpunimi midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës do të zgjerohet dhe intensifikohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore