Shqipëria

RSF dënon vendimin e Prokurorisë për ndalimin e publikimit e të dhënave të hakeruara


Reporterët pa Kufij (RSF) kanë dënuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për ndalimin e publikimit në media të informacioneve që vijnë nga rrjedhja e dokumenteve “sensitive” të qeverisë pas një sulmi kibernetik.

Ajo u ka kërkuar autoriteteve të shmangin masat joproporcionale dhe ka dënuar faktin që gazetarët janë kërcënuar me burgim për shkeljen e këtyre ndalimeve.

“Siguria e shtetit dhe konfidencialiteti i hetimeve gjyqësore janë arsye legjitime për kufizimin e lirisë së shtypit, por autoritetet duhet të marrin masa proporcionale për të mos frenuar në mënyrë arbitrare këtë të drejtë themelore”, shkruan RSF.

Sipas organizatës, asnjë gazetar nuk duhet të kërcënohet me dënime me burg nëse mbulon tema me interes publik si kërcënimet ndaj institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar në përputhje me etikën mediatike.

“Ne u bëjmë thirrje prokurorëve dhe gjykatave të Shqipërisë që të marrin parasysh të drejtën e informimit”.

RSF-ja shprehet se Prokuroria e Tiranës i ka thënë se ndalimi synon të mbrojë të dhënat personale, informacionin e klasifikuar të sigurisë shtetërore dhe konfidencialitetin e hetimeve gjyqësore dhe “nuk synon të pengojë veprimtarinë e medias”.

Megjithatë, zyra e prokurorit e ka informuar se do të jetë në fuqi ndalimi.

Shqipëria renditet e 103-ta nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF-së 2022, renditja më e ulët në Ballkanin Perëndimor.

Prokuroria u ndalon mediave publikimin e të dhënave të hakeruara

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore