Euro 2020

Rrugëtimi i Spanjës dhe Polonisë drejt Euro 2020


Spanja dhe Polonia janë pjesë e Grupit E në Euro 2020. Dy kombëtaret do të përballen duke filluar nga ora 21:00 në stadiumin “La Cartuja” te Seviljas, në ndeshjet e dyta të fazës së grupeve.

Në ndeshjen e parë, Spanja barazoi pa gola me Suedinë, ndërsa Polonia humbi me rezultatin 1-2 me Sllovakinë.

Grupi E aktualisht udhëhiqet nga Suedia, e cila fitoi ndeshjen e dytë në grup përballë Sllovakisë, me rezultatin 1-0.

Katër pikë ka Suedia, ndiqet nga Sllovakia me tre pikë, Spanja me një pikë dhe Polonia në vendin e fundit me zero pikë.

Të dy kombëtareve u duhet fitorja për të qenë në pozita më të favorshme për kualifikimin në raundin tjetër të Euro 2020.

Në kualifikueset e Euro 2020, Spanja e mbylli në vend të parë në grupin F, me 26 pikë pas 10 ndeshjesh dhe pa asnjë humbje.

Polonia në kualifikuese ishte pjesë e Grupit G, në të cilin përfundoi si kokë grupi dhe me 25 pikë në 10 ndeshje. Tetë fitore, një barazim dhe vetëm një humbje në fazën e kualifikueseve për polakët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore