Shqipëria

Rruga e Kombit kalohet normalisht


Rruga e Kombit është e hapur dhe kalohet normalisht.

Këtë lajm e bën të ditur kryeministri i Shqipërisë në median sociale “Facebook”.

Publikimi i parë i ditës i shkon një prej investimeve më madhore të qeverisë shqiptare në infrastrukturë.

“Rruga e Kombit kalohet normalisht dhe tanimë garanton standardet më të larta të sigurisë”, njofton Rama në statusin e tij.

E gjithë Shqipëria u përfshi gjatë ditëve të fundit nga moti i keq.

Temperaturat shënuan vlera minimale deri në -17 gradë Celsius.

Problematika u shfaqën në disa akse rrugore, për kalimin e mjeteve.

Një situatë jo e lehtë ishte edhe ajo në Rrugën e Kombit, ku kompania Albanian Highway Concession, konktraktore e mirëmbajtjes së segmentit, u bëri apel drejtuesve të mjeteve që të vozisnin me kujdes në këtë aks dhe të respektonin sinjalistikën.

Gjithsesi, ajo aktualisht është e pastruar dhe pa probleme për udhëtimin e mjeteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore