Sport

Rruga dykahëshe dhe shtëpia e re e Dinamos


Ndryshe nga shumica e skuadrave shqiptare, Dinamo Tirana gëzon privilegjin që të ketë një kompleks sportiv për vete.

E rrethuar nga fushat e bukura të fshtatit Arbanë në periferi të Tiranës, Dinamo çdo ditë stërvitet për një të ardhme më të mirë në futboll.

Jo vetëm skuadra e parë, në Kompleksin Arbana stërvitjet i zhvillojnë edhe skuadrat e moshave të Dinamos.

Të tillë janë edhe skuadra e U-19-ave, në krye me trajnerin, Bledi Kadiu.

Trajneri shprehet i lumtur me faktin që klubi i tij gëzon kompleksin e vet futbollistik.

Edhe pse kjo nuk iu ka ndihmuar shumë në aspketin sportiv, me klubin që ndohet në vendin e parafundit, kompleksi përsëri është një e mirë e madhe.

Për gjendjen në tabelë, trajneri Kadiu dhe kapiteni i klubit, Alban Bala, shpresojnë që klubi do të arrijë të sigurojë vazhdimin në Kategorinë Superiore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore