Lajme

Rruga Ballkanike apo rruga e “shpresës”


Refugjatë dhe migrantë në kufirin Kosovë-Serbi

Rreth 50 refugjatë dhe migrantë kalojnë nga Veriu i Republikë së Kosovës çdo ditë për në Serbi për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt shteteve të Bashkimit Evropian (BE) përmes një tuneli.

Andej kah kalojnë këta refugjatë dhe migrantë nga Kosova për në Serbi nuk është rrugës e re, por mundësia është me madhe për të kaluar kufirin për shkak të mungesës së kontrollit të duhur nga institucionet shtetërore të Kosovës.

Kjo rrugë po cilësohet si njëra nga rrugët më të shpeshta të lëvizjes së migrantëve në Ballkan, ndryshe kjo rrugë po cilësohet si rruga e “shpresës”.

Në tunel kanë hyrë në Republikën e Kosovës, por nga ai dalin në Republikën e Serbisë.

Migrantët nuk duan të flasin, por thonë se janë nga Siria, përcjell Al Jazeeera Balkans.

“Është shumë me rrezik, është shumë ftohtë, kurse ne jemi shumë të lodhur”.

“Duam të arrijmë të pushojmë. Duam të gjejmë një vend të sigurt të jetojmë me familjet tona”, thotë njëri nga migrantët sirian.

Ata nuk janë të sigurt se në cilin shtet janë dhe nëse kanë kaluar apo jo kufirin. Gjithashtu, ata nuk dinë s a janë kufijtë e hapur apo jo.

Temperaturat e ulëta të cilat bien edhe nën zero gradë celsius, nuk i ndalin migrantët, por rrugëtimin ua ngadalësojnë.

Migrantë në kufirin Kosovë-Serbi

Ata që në orët e hershme të mëngjesit në këmbë dhe të ngarkuar me gjësende vazhdojnë rrugën përgjatë hekurudhës nga Veriu i Kosovës për në Serbi.

Nga ana tjetër, Serbia kohë më parë ka ndërtuar një rrethojë mbrojtëse me Maqedoninë Veriore, refugjatët dhe migrantët kanë gjetur shtegun alternativ.

Rruga që lidh Veriun e Kosovës me Rashkën e Serbisë, është bërë ndër nga rrugët më të frekuentuara ballkanike të shkuarjes së migrantëve drejt Perëndimit, përcjell Al Jazeeera Balkans.

Ata që përcjellin rrugët e refugjatëve dhe migrantëve thonë se kjo rrugë nëpër veriun e Kosovës nuk është e pazakontë.

“Fillimisht hyjnë në Greqi, pastaj kalojnë nëpër Maqedoni dhe Shqipëri për të hyrë në Kosovë. Këtu shfrytëzojnë rrugët alternative për kalim ilegal të kufirit”, thotë Radosh Gjuroviq nga Qendra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Azilkërkuesve në Serbi për AJB.

Migrimin e tyre nuk mund ta ndalojë asgjë thotë ai, sepse ata janë të gatshëm të rrezikojnë jetën, paratë dhe gjithçka që kanë, vetëm e vetëm që të arrijnë në një vend të Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore