Vende

Rruga antike romake dhe doku i zbuluar në lagunën e Venecias


Zbulimi i mbetjeve të një rruge romake dhe bankinës së zhytur në lagunën e Venecias mund të provojë se kishte vendbanime të përhershme njerëzore në zonë, shekuj para se të themelohej qyteti.

Zhytësit zbuluan ato që dukeshin se ishin gurë shtrimi nën lagunë në vitet 1980. Por, vetëm pas hulumtimeve më të fundit, gërmadhat u konfirmuan se kishin formuar pjesë të një sistemi rrugor.

“Pasi u fola atyre që i gjetën për herë të parë këta gurë në vitet 1980, unë kuptova se ishte diçka domethënëse që mund të ishte antropike”, tha Fantina Madricardo, një studiuese në Institutin e Shkencave Detare me bazë në Venecia.

Madricardo dhe kolegët e saj përdorën hartëzimin me sonar 3D për të studiuar mjedisin nënujor dhe me ndihmën e një ekipi zhytësish nga forca lokale të policisë gjetën 12 struktura arkeologjike verën e kaluar në zonën e Kanalit Treporti.

“Meqenëse këta gurë janë plotësisht të mbuluar nga bimësi të ndryshme, nuk ishte plotësisht e qartë”, tha Madricardo.

“Kështu që ne kemi hetuar më shumë se një strukturë dhe kemi gjetur se ata kishin të njëjtin lloj gurësh”.

Strukturat, të cilat ishin deri në 2.7 metra dhe 52.7 metra të gjatë, ishin drejtuar për nga veri-perëndimi, për rreth 1 mijë e 140 metra.

Ata besohet se kanë formuar një pjesë të një sistemi rrugësh në rajonin e Venetos që mund të jenë përdorur nga njerëzit për të udhëtuar midis qytetit të sotëm Chioggia dhe qytetit antik të Altinum.

Të dhënat e mbledhura më parë tregojnë se rruga është e vendosur në një kreshtë ranore që ishte mbi nivelin e detit gjatë epokës Romake.

Venecia besohet të jetë themeluar zyrtarisht në 25 Mars AD421 dhe shënoi 1 mijë e 600 vjetorin e saj këtë vit.

“Peizazhi ishte shumë i ndryshëm nga ai që shohim sot. Niveli i detit ishte shumë më i ulët, të paktën dy metra më i ulët”, tha Madricardo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore