Kulturë

Rrobat e banjës në retrospektivë


Përpara se të mësoheshim me bikini-t në të gjitha variacionet e tyre, rrobat e banjës prej vitesh ishin komplet tjetër gjë.

Ndoshta, sot që flasim, ato mund të dukeshin qesharake dhe të parehatshme.

Në fillim të shekullit të njëzetë, gratë mbanin kostume banje voluminoze dhe më të pasurit zhvisheshin në “karroca banje”.

Këto të fundit ishte kabina druri vetëlëvizëse që mund të transportoheshin duke i lejuar ato të notonin pa u parë.

Bikinit asokohe ishin funde apo tuta të errëta, deri poshtë gjurit.

costumi vintage
Një grua duke u përgatitur për plazh në epokën viktoriane, 1870

Duke filluar nga vitet ’20, përdoreshin shumë kostumet me grep, shpesh prej leshi, të cilat bëheshin më të rënda kur lageshin.

Në vitet ’30 ato u zëvendësuan me pëlhura më të lehta dhe pas trupit, më të rehatshme për të hyrë dhe dalë nga uji.

Shpesh ato shoqëroheshin me mbulesa të lehta dhe shumëngjyrëshe, me kapelet e kohës sipas trendeve.

Kur mbërriti ndarja e bikinit me dy-pjesë ose dy-copa, në fillim të viteve ’40, kostumi përbëhej nga një kanotiere dhe pantallona të shkurtra që mbulonin kërthizën dhe të pasmet.

Bikini-t siç i njohim sot u krijuan në fund të viteve ’40 dhe ka një histori të vetën.

costumi vintage
Micheline Bernardini në prezantimin e bikinit të Louis Reard në Paris, 5 korrik 1946

Ajo u prezantua zyrtarisht nga stilisti Louis Reard në Paris në vitin 1946 dhe ishte një gjë aq inovatore dhe skandaloze për kohën saqë modelet franceze refuzuan ta mbanin atë në pasarela dhe Reard thërriti një striptiste, Micheline Bernardini.

Megjithatë, bikinit me dy pjesë u bënë të njohura që nga vitet 1950, pjesërisht sepse ishte risia për të cilën të gjithë po flisnin, pjesërisht sepse ishte veshur nga divat e Hollivud-it dhe ikonat pin-ups të kohës, si Marilyin Monroe dhe Jayne Mansfield.

Kjo, së bashku me të tjera modele më të rafinuara që theksonin format.

Me kalimin e kohës është kthyer në modelin më të pëlqyer, deri më sot, dhe ne mund të zgjedhim nga shumë varietete rrobat e banjës bazuar në atë që na pëlqen apo çfarë na shkon më shumë, për t’i veshur pranë pishinës ndërsa shfletojmë fotot e atyre që kemi veshur më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore