Lajme

Rrjedhje nafte masive në Siri, Qipro në rrezik


Autoritetet në Qipro po monitorojnë me shumë imtësi një rrjedhje nafte masive nga Siria, e cila ka madhësinë e shtetit të New York-ut, ndërsa i drejtohet brigjeve ishullore qipriotë me rrezikshmëri të lartë.

Javën e shkuar, mediat siriane lajmëruan këtë rrjedhje nafte në Mesdhe. Ajo filloi përhapjen nga rafineria e naftës Baniyas.

Por, seriozitetin e vërtetë të kësaj katastrofe mjedisore, e tregojnë pamjet satelitore. Disa gadishuj të pjesës turke në Qipro, janë pranë përballjes me naftën që po lëviz drejt tyre. gadishulli Karpas, është ai më i rrezikuari.

Përtej këtij fakti, të gjitha masat po merren për ta përballuar situatën, ku në ndihmë pritet të vijë edhe shteti turk. Masa po merren edhe nga Nikosia.

Deri në këto çaste është e pakuptueshme se si situata arriti të përshkallëzohej deri në këtë pikë. Rrjedhja e naftës nga Qeveria e Sirisë, u raportua si aksidentale fillimisht. Më pas, ishin mediat, ato të cilat po shpërfaqnin në publik seriozitetin e situatës.

Disa ekipe janë mbledhur prej ditësh në Siri për të pastruar pjesën shkëmbore të bregdetit. Nëpërmjet rërës, personat e angazhuar po përpiqen të thithin naftën.

Ndërsa, qipriotët, presin shkallën e vërtetë të goditjes në ditët në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore