Shqipëria

Rrjedhje gazi në shkollën “Gjerasim Qiriazi”, evakuohen nxënësit


Mëngjesin e ditës së mërkurë, u evakuuan nxënësit e shkollës “Gjerasim Qiriazi”, si pasojë e një rrjedhjeje gazi në sistemin e ngrohjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, afër rrugës “Don Bosko”.

Sipas burimeve zyrtare, katër nxënës, patën nevojë për ndihmë mjekësore. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak, është bërë një bombol gazi, që përdorej për ngrohjen e ujit. Ngjarja shkaktoi një panik të madh jo vetëm tek nxënësit, por dhe tek prindërit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, që po punojnë për normalizimin e situatës.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës. Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës”. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore