Shqipëria

Rritje rekord e rasteve ditore me COVID-19, 1 humbje jete në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një humbje jete nga coronavirus-i në Shqipëri, dhe kanë rezultuar pozitivë 379 persona.

Vihet re njё rritje serioze e rasteve të reja gjatë ditëve të fundit.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 39 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 588 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 461 qytetarë. Janë kryer 952 mijë e 866 testime totale dhe 5 mijë e 339 testime ditore.

Aktualisht janë 2 mijë e 91 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve pёr t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit qё po ofrojnё shёrbimin kudo në vend.

Apeli i MSHMS-së erdhi pas identifikimit të variantit Delta dhe në Shqipëri, i cili sipas ekspertёve është më ngjitës dhe më lehtë i transmetueshëm.

Fushata e vaksinimit

Që prej datës 1 gusht fushata e vaksinimit masiv u vendos tё qёndrojё e hapur dhe pёr një muaj.

Kjo nismë i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilёn u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1 milionë e 300 mijë qytetarë.

Po ashtu, mbi 500 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Aktualisht, Shqipëria administron mbi 1 milionë e 8 mijë vaksina. Vaksinat e përdorura janё: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore