Jetesë & Stil

Rritja e minjve, rrezik inefksioni


Pandemia solli shumë probleme për botën, duke bërë  kështu që ajo të përballet me shumë sfida dhe vështirësi. Në Mbretërinë e Bashkuar, një ndër sfidat kryesore është bërë edhe kontrollimi i minjve infektues. Minjtë dhe brejtësit e tjerë krijojnë gjithmonë një ndjenjë neverie, dhe frike qoftë edhe në diskutimet e përditshme.

Ata janë shpesh edhe burim infeksionesh. Në Londër dhe qytet të tjerë është vënë re një rritje e minjve gjatë pandemisë. Shoqata e kafshëve në Britani (BPCA), tha se anëtaret e saj  se anëtarët e saj raportuan një rritje prej 51% në aktivitetin e brejtësve gjatë bllokimit të parë pranverën e kaluar, dhe një rritje prej 78% në nëntor pas bllokimit të radhës.

Sidoqoftë, si rezultat i bizneseve të mbyllura dhe rrugëve bosh, krijesat janë shfaqur në restorantet, pube, dhe ndërtesat boshe. Ata kanë ndërtuar habitatin , e tyre të ri ndërsa kërkojnë burime të tjera për të përmbushur nevojat e tyre dietike.

Duket se mënyra e tyre e jetesës po ndryshon. Minjtë po bëhen më të dukshëm në zonat e popullsisë.

Po çfarë mund të bëhet për këtë problem?

Një mit shumë i njohur është se macet janë armiku kryesor i minjve. Por hulumtimet kanë treguar se në të vërtetë kapja e minjve nga macet nuk është aq e lartë.

BPCA thotë se atje ka disa masa që publiku mund të marrë për të parandaluar infektimet e brejtësve, të tilla si sigurimi i sigurt i të gjitha burimeve të ushqimit, kontrolli, si dhe kryerja e pastrimit të plotë dhe higjenma sa më e pastër.

Duke qëne se brejtësit bartin dhe transmetojnë sëmundje të tilla si, Leptospirosis , Listeria, Toxoplasma dhe Hantavirus, që mund të shkaktojë sëmundje potencialisht vdekjeprurëse të tilla si ethe hemorragjike ose një sindromë pulmonare , thekson Bungay.

“Nëse dalloni shenjat e një infektimi nga brejtësit, mos e injoroni por merrni një ndihmë profesionale”, thotë Bungay.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore