Shqipëria

Rritet sipërfaqja e përmbytjeve në Shkodër, Oboti i kalueshëm vetëm me varka


Bashkia e Shkodrës në të dhënat e publikuara më 26 janar ka njoftuar se 2 mijë e 65 hektarë tokë ndodhen nën ujë. Një ditë më parë sipërfaqja e përmbytur nga reshjet ishte 1 mijë e 450 hektarë.

Bëhet me dije se rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varka lundruese. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 metra.

Sipas përllogaritjes, nga sipërfaqja e përmbytur, 508 hektarë janë tokë e pakultivuar dhe 1 mijë e 430 hektarë janë foragjere të dyta. Pjesa tjetër janë 60-të hektarë grurë dhe 10-të hektarë pemtore e sera.

Bashkia ka njoftuar se ujësjellësi “Oblika 1”, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Furnizimi me ujë i këtij fshati bëhet nga ujësjellësi i Shkodrës.

Shirat e këtyre ditëve kanë sjellë gërryerjen e tokave bujqësore në vendin e quajtur Mali i Vukatanit dhe në Harkun e Bërdicës.

Bashkia ka kërkuar mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë për njësinë administrative Ana e Malit dhe Dajç./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore