Stil

Rritet përdorimi i ngjyrës së kuqe në festat e fundvitit


Periudha e festave të fundvitit ka bërë që të rritet më shumë përdorimi i ngjyrës së kuqe në veshje dhe aksesorë.

Yje të tillë si fashionistia Sarah Jessica Parker dhe aktorja Kristen Stewart janë parë në hijen elegante të së kuqes duke vjedhur vëmendjen e shikuesve.

Personazhi imagjinar i babagjyshit të festave është ai që ka shkaktuar bujë për ngjyrën sezonale me veshjen e tij të kuqe të ndritshme që shfaqet çdo vit.
I veshur më parë me të kaltër, jeshile dhe të verdhë, ngjyra e kuqe e veshjes së babagjyshit i detyrohet kompanisë Coca Cola në 1930.

Racizimi dhe arsyetimi i viteve 1930 nënkuptonte që Santa i veshur me të kuqe të ofronte pak arratisje dhe ngrohtësia e shkëlqimit së ngjyrës u bë kaq e popullarizuar gjatë këtij sezoni festiv.

Kështu që, duke ndjekur gjurmët e tij, me një bollëk fanellash, xhaketa, fustane dhe funde që godasin dyqanet, pjesa më e madhe ecin me moton ‘zonja me të kuqe’ këtë dimër.

Mbi të gjitha, Santa është gjithmonë në modë në këtë periudhë të vitit qoftë kjo në tone të ndryshme të ngjyrës së kuqe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore