Financa

Rritet norma e interesit në Rusi, synohet frenimi i rritjes së çmimeve


Banka Qendrore e Rusisë ka rritur normat e interesit për të pestën herë radhazi. Në një deklaratë për mediat, ajo bëri me dije se norma mund të rritet edhe më tej.

Kjo për të frenuar rritjen e çmimeve dhe kostot e ushqimit që po shtyjnë inflacionin në shumë tregje.

Norma e interesit u rrit me 6.75%, duke u kthyer kështu në një nga çështjet kryesore përpara zgjedhjeve parlamentare të këtij muaji.

Kjo rritje është një nga më të mëdhatë që nga kriza financiare e vendit në vitin 2014.

“Banka e Rusisë nuk përjashton mundësinë e një rritjeje të mëtejshme të normave në takimet e saj të ardhshme”,  tha guvernatorja e bankës, Elvira Nabiullina, në një konferencë shtypi.

Nabiullina shtoi se rritja e inflacionit do të thoshte se çdo ulje e normave ishte “krejtësisht e parakohshme.

Ekonomia e Rusisë u kthye në nivelet para-pandemike në tremujorin e dytë të këtij viti.

Në arsyetimin e saj guvernatorja theksoi se për këtë ka pasur një ndikim të rëndësishëm, kërkesa e cila filloi të tejkalonte furnizimet.

“Kur nuk ka fuqi punëtore të mjaftueshme, stimulimi i kërkesës përmes politikës fiskale nuk mund të rrisë prodhimin ose konsumin”, tha ajo.

Christine Lagarde, shefja e Bankës Qendrore Evropiane, paralajmëroi gjithashtu se kjo mund të ndikojnë në inflacionin e eurozonës.

Javën e kaluar, banka madje sugjeroi që inflacioni mund të çojë në një kolaps global të ngjashëm me krizën financiare të vitit 2008.

Kjo pasi normat më të larta të interesit i shtynë investitorët të investojnë në aktivitete të rrezikshme, veçanërisht ato të tregjeve në zhvillim me nivele të larta të borxhit të huaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore